23/12 22:58
Presidenti Ilir Meta tha se nuk ka qenë dakord që opozita të digjte mandatet.
Madje, kreu i shteti theksoi se ditën që u mor vendimi për djegien e mandateve të LSI-së, nuk ka qenë në Shqipëri, se po të ishte këto do të ndodhte ndryshe.
“Ta dinë të gjithë shqiptarët se po të isha këtu, pasi isha në Gjermani, opozita s’do i braktiste mandatet. Ose të paktën ish- partia që kam përfaqësuar, LSI, se shpirti im e di, jo i Monikës, se çfarë kam hequr për të mos asgjësuar partinë nga 17 maji” tha Meta.
Top Channel