Në bashkitë e qarkut të Dibrës sipas rezultateve paraprake të KQZ rezulton se për bashkinë e Dibrës në 116 kuti të numëruara, Dionis Imeraj i Aleancës për Shqipërinë Europiane ka marrë 12 824 vota, ndërsa Shkëlzen Qoka i Bindjes Demokratike rezulton me 2549 vota.
Për bashkinë e Bulqizës garonin Lefter Alla i Aleancës për Shqipërinë europiane që ka marrë 7,529 vota, 93.27% të totalit të votave të vlefshme, ndërsa Ilir Balla i Bindjes Demokratike ka marrë 543vota ose rreth 6.73% të totalit të votave të vlefshme.
Në bashkine e Matit kandidonte i vetëm Agron Malaj, i Aleancës për Shqipërinë europiane i cili ka marrë 7963 vota, ndërkohë në klos Ilmi Hoxha i Aleancës për Shqipërinë europiane ka marrë 3561 vota, kurse kandiati i pavarur Bedri Hoxha ka marrë 1690 vota.
Top Channel