Në qarkun e Shkodrës në garën për bashkinë e Malësisë së Madhe pas përfundimit të numërimit të gjitha kutive të votimit, për zgjedhjen e kryetarit të bashkisë, 80 në total, rezulton se Tonin Marinaj i Aleancës për Shqipërinë Europiane ka marrë 7 772 vota ose 94,04%, kurse Pjerin Spathari i Bindjes Demokratike ka marrë 493 vota ose 5,96% të votave të vlefshme.

Për bashkinë e Vaut të Dejës garoi i vetëm kandidati i Aleancës për Shqipërinë Europiane Mark Babani, i cili morri 6,223 vota, gjithësej u kjo bashki kishte 53 kuti votimi.

Edhe për bashkinë tjetër të qarkut të Shkodrës, atë të Pukës pati vetem një kandidat, Gjon gjonaj i Alencës për Shqipërinë Europiane. Në total u numëruan 25 kuti, ku zoti Gjonaj rezulton se ka marrë 3,730 vota.

Një kandidat kishte dhe në bashkinë e Fushë-Arrëzit, ku Fran Tuci i Aleancës për Shqipërinë europiane ka marrë 2 462 vota të vlefshme, kjo bashki kishte gjithsej 16 qendra votimi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA