Pasi kryeministri Edi Rama firmosi shkarkimin nga detyra, të kreut të Bashkisë së Vaut të Dejës, për djegien e KZAZ-së në këtë zonë, ditën e sotme, Zef Hila është shoqëruar në Drejtorinë e Policisë, Shkodër.
Burime të besueshme për Top Channel konfirmojnë se Zef Hila është shoqëruar për tu marrë në pyetje nga organet e policisë, në Drejtorinë e Shkodrës.
Kujtojmë se kryeministri Edi Rama ka shkarkuar kryebashkiakun e Vaut të Dejës, pas situatës së mbrëmjes të së enjtes ku u sulmua KZAZ-ja nr 6 si dhe punonjësit e policisë.
Sulmi ndaj KZAZ-së dhe policisë/ Rama shkarkon kryebashkiakun e Vaut të Dejës
Kryeministri Edi Rama ka shkarkuar kryebashkiakun e Vaut të Dejës pas situatës ku u sulmua KZAZ-ja nr 6 si dhe punonjësit e policisë.
“Zef Hila, haxhiqamilisti i Vaut të Dejës, jo vetëm u shkarkua po do të ndiqet penalisht, për aktin barbar të djegies së shkollës dhe djegies së materialeve zgjedhore”, njofton Rama.
Më tej kreu i qeverisë njofton se kush ndjek shembullin e tij, do ketë të njëjtin fat.
Top Channel