Wake Up/ AKEP vendos tarifa më të ulëta roaming për rajonin e Ballkanit

28/06/2019 12:46

Prej 15 qershorit, tarifat roaming me Kosovën kanë ndryshuar ndjeshëm (për t’u zeruar fare deri në 2021), ndërsa me vendet rajonit ulja e këtyre tarifave do të nisë prej 1 korrikut.

Deri në datën 15 qershor një thirrje dalëse në celular nga një numër operatori shqiptar që përdoret me roaming në Kosovë kushtonte nga 25 deri në 275 lekë për minutë, në varësi të kompanisë dhe paketës. Kurse për thirrjet hyrëse, pra telefonatat që na mbërrijnë në celular, tarifat ishin nga 25 deri ne 175 lekë për minutë. E njëjta situatë ishte për shtetasit kosovarë që përdornin numrat e tyre në Shqipëri. Nga 15 qershori ka nisur ulja e çmimeve të telefonatave dhe shërbimeve të tjera celulare mes dy shteteve; pra ka ulje nga 5 deri në 15 herë të tarifave të thirrjeve për pajtimtarët, por jo vetëm të tyre, edhe të internetit dhe SMS-ve.
Ulja do të jetë graduale për t’u zeruar në 2021. Gazmir Mani, Drejtoria e Rregullimit të Tregut (AKEP) u shpreh se ky është një lajm i mirë për të gjithë konsumatorët e kompanive celulare në vend.

Top Channel