Kandidatët e Partisë Demokrate debatojnë të studoi për largimi e republikanit Trump

28/06/2019 06:18

Dhjetë kandidatë të Partisë Demokrate që synojne kandidaturën për zgjedhjet presidenciale 2020, u bënë pjesë e një debati të zjarrtë televiziv mbrëmjen e së mërkurës, boshtin e të cilit e ka përbërë largimi i presidentit republikan Donald Trump pas një mandati në Shtëpinë e Bardhë. Ajo që ra më shumë në sy ishte senatorja Elizabeth Warren, një ligjvënëse përparimtare nga shteti verilindor Massachusetts, e cila sipas anketave kombëtare, i është afruar shume favoritit demokrat, ish-nënpresidentit Joe Biden.

“Ka shume politikane që thonë: oh, kjo është thjeshtë e pamundur. Ajo që po ju thonë në fakt, është se thjesht, nuk kanë ndërmend të luftojnë për ju. Unë dua t’jua kthej qeverisjen qytetarëve. E një prej gjërave për të cilat do të luftoj është kujdesi shëndetësor, një e drejtë themelore e njeriut, dhe unë për të drejtat themelore të njeriut, luftoj fort!”- tha Elizabeth Warren.

Warren mbështet një sistem shëndetësor të drejtuar nga qeveria që do t’u jepte fund sigurimeve shëndetësore private. Disa kandidatë demokrat dhe shumica e republikanëve, përfshirë presidentin Trump, i kundërvihen një ndryshimi të tillë, duke e cilësuar të kushtueshëm dhe të gabuar për vendin.

Ish sekretari i strehimit, Julian Castro, senatori Cory Booker nga Neë Jersey dhe kandidatët e tjerë, bënë thirrje për ndryshime të mëdha në politikat e emigracionit, duke ngritur shumë kundërshtime ndaj mënyrës së si presidenti Trump është përpjekur të bllokojë emigrantët e Amerikës Qendrore për të hyrë në Shtetet e Bashkuara dhe për të kërkuar strehim.

Top Channel