Mbi 1100 emigrantë të paligjshëm mbërrijnë në Kretë brenda një dite, humbi jetën dy prej tyre, katër të lënduar
16 persona kanë vdekur dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur pas një përplasje brenda në stadiumin e Madakaskarit gjatë festimeve të ditës së pavarsisë.
Akoma nuk janë të qarta arsyet e incidentit por policia thotë se aksidenti i rëndë ndodhi kur personat po tentonin të largoheshin nga stadiumi.
Ngjarja ndodhi në stadiumin e kryeqytetit, në Antananarivo.
Shtatorin e kaluar, gjatë një ndeshje futbolli në të njëjtin stadium një aksident i ngjashëm vrau një person dhe plagosi më shumë se 30 të tjerë.
Në incidentin e fundit, mijëra njerëz u mblodhën në një stadium për një paradë ushtarake dhe një koncert.
Top Channel