Paraditen e së mërkurës Këshilli i Evropës vendosi të tërheqë vëzhguesit e zgjedhjeve nga Shqipëria, duke dhënë argumentimin se vendimi vjen në vijimësi të pasigurisë që lidhet me organizimin e zgjedhjeve lokale, si dhe nga mundësia e pasjes së risqeve që lidhen me sigurisë në disa zona.

I ftuar në studion e Top Talk ishte Enno Bozdo, i cili u pyet për këtë vendim të KiE. Ai e vlerëson këtë vendim si shenjën e parë që

“Mendoj se nuk është vetëm çështja e sigurisë. Po të ishte vetëm kjo besoj se këtë qëndrim do të mbanin edhe vëzhguesit e organizatave të tjera dhe ODIHR. Sepse kur vjen puna tek siguria e personelit, protokolli i tyre është i njëjtë: Tërheqje nga të gjitha zonat e nxehta. Besoj se lidhje me konfliktin politik dhe qartësinë nga ana e tyre se këto zgjedhje pas dekretit të Presidentit, cilësohen të rëna. Në këtë pikë njerëzit nuk kanë çfarë të bëjnë më në terren. Ky, mendoj unë, është edhe sinjali i parë që vjen nga një organizëm prestigjoz për zhvleftësimin e këtyre zgjedhjeve”, tha Bozdo.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA