Presidenti Donald Trump shpalli të hënën ato që ai i përshkroi si sanksione të reja, të ashpra financiare ndaj Iranit. Sanksionet kanë si objektiv në veçanti Udhëheqësin Suprem të vendit, Ayatollah Ali Khamenei.

Trump nënshkroi një urdhër ekzekutiv, për të cilin ai tha se do të frenojë qasjen që zoti Khamenei dhe Irani kanë tek tregjet financiare botërore. Sekretari i Thesarit tha se sanskionet e reja do të bllokonin pasuri të Iranit me vlerën e dhjetra miliarda dollarëve.

Sanksionet e reja vijnë ndërsa po shtohen shqetësimet rreth mundësisë së një konfrontimi të armatosur mes të dy vendeve, pasi zyrtarët amerikanë kohët e fundit fajësuan Teheranin për sulmet ndaj dy cisternave me naftë në ngushticën e Hormuzit.

Irani i mohon këto akuza, ashtu sikurse edhe rrëzimin e një droni amerikan javën e kaluar. Ndërkohë Sekretari i Shtetit Mike Pompeo i quajti masat e reja ndaj Iranit “të rëndësishme”, por nuk pranoi të jepte detaje specifike për gazetarët.

Top Channel