Mallrat në BE/ Etiketa të njëjta, shije të ndryshme

25/06/2019 22:38

Një shishe koka-kola në Britaninë e Madhe nuk shijon njësoj si në Europë.

BE ka dalë në përfundimin se thuajse gjysma e produkteve ushqimore në Bashkimin Europian ka etiketë të njëjtë ose të ngjashme, por përmbajtje të ndryshme.
Vendet në Europën Lindore, në të shkuarën janë ankuar se markat e mëdha shesin ushqime të një cilësie më të ulët në tregjet e tyre.

Sidoqoftë, një raport i Komisionit Europian, i publikuar së fundmi, nuk ka gjetur dallime të dukshme në vendet lindore dhe perëndimore. Ekspertët kanë testuar 1400 kampionë nga 128 produkte në 18 vende të BE dhe kanë dalë në përfundimin se 9% e produkteve kanë etiketa identike, 22 % etiketa të ngjashme, por përmbajtje të ndryshme.

Shefi i Komisionit Evropian, Zhan Klod Junker, i bëri standardet e dyfishta të ushqimit një problem në 2017. Të hënën, komisioni tha se do të akordonte 1.26 milionë euro financime për të ndihmuar vendet të përgatisin një ligj të ri për të rritur bashkëpunimin mes vendeve të BE për mbrojtjen e konsumatorit, që do të hyjnë në fuqi në janar 2020.

Top Channel