Brenda bunkerëve luksozë të miliarderëve në Alpet Zvicerane, “kasafortat” sekrete 100 metra nën tokë Delegacioni ukrainas në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës ka braktisur sallën në shenjë proteste, pasi deputetët rusë u lejuan të rikthehen në organin që mbron të drejtat e njeriut, pesë vite pas aneksimit të krimesë.
Në një votim me 118 vota pro dhe 62 kundër, Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës votoi për të lejuar delegacionin e Rusisë të rikthehet në organizëm.
Në vitin 2014, Rusisë iu hoq e drejta e votimit në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, si ndëshkim për ankesimin e gadishullit ukrainas të Krimesë.
Rusia u përgjigj në 2016 me bojkotimin e Asamblesë, ndërsa nga 2017 refuzoi të paguajë kontributin e saj vjetor prej 33 milionë eurosh në Këshill.
Rusia kërcënoi se do ta linte tërësisht Këshillin nëse delegacioni i saj nuk kthehej këtë javë, për të votuar për sekretarin e ri të përgjithshëm. Këshilli i Europës mbikqyr Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut. Mbrojtësit e të drejtave të njeriut ishin të shqetësuar se rusët e thjeshtë mund të humbisnin të drejtën e apelit në gjykatë, për mbrojtje nga abuzimet në sistemin policor dhe ligjor të Rusisë.
Gjykata e urdhëron Rusinë të paguajë miliona euro në kompensime çdo vit. Por delegatët nga Ukraina, paralajmëruan se lejimi i Rusisë të rikthehet në organizëm do të shihet si një lëshim dhe do të tregojë dobësi në përpjekjen e Europës për ti vënë fre Rusisë.
Top Channel