Kryeministri Edi Rama vijon fushatën, kësaj radhe nga Durrësi.
Ndërsa ka folur edhe Vangjush Dakon, ai tha se Durrësi do ta kujtojë me shumë respekt kohën kur ky qytet drejtohej nga ai.
“Ju falënderoj për këtë mbështetje. Durrësi i ndryshuar është realitet falë Vangjush Dakos. Vangjushi e nisi drejtimin e Bashkisë me një grusht votash, falë punës, fitoi në mënyrë bindëse, kurse më pas fitoi në mënyrë triumfuese. Ajo që sot duhet thënë shumë qartë është se kush përpiqet të shkelë baltë mbi Vangjushin nuk do që qytetarët të kujtojnë diçka”, tha ai.
Ai shtoi se skuadra e Dakos ka fituar Durrësin në kohën që në pushtet ishte Sali Berisha dhe në Durrës kishte të deleguar Sokol Olldashin, dhe do ishte e sigurt se do fitonte përballë kësaj skuadre që ka PD.
“Në Durrës Vangjushi ka fituar kur në pushtet ishte Saliu me të gjithë skuadrën më të mirë që ka pasur PD në historinë e saj dhe me të gjithë mekanizmat e pushtetit, që ju e dini si përdoreshin në kohën e Saliu, e nga të akuzuar janë kthyer në akuzues.
Dako fitoi Durrësin kur ishte Saliu, ishte Jozefina dhe Sokol Olldashi, u dashka të blej vota me Gridën e Salianjin. E thënë ndryshe këtu në Durrës, të kesh mundur Sokol Olldashin, një nga figurat më të spikatura, një orator dhe njeri i njohur për forcën e larmishme në fushata elektorale, kur partia e tyre ka qenë në pushtet, po blekan sot. Ajo që mbetet janë veprat. Durrësi do ta kujtoj me gjithmonë e me shumë respekt periudhën kur Dako e drejtonte bashkinë, falë gjurmëve që janë në këtë qytet.”, tha Rama.
Top Channel