Katër pushues të moshuar kanë humbur jetën brenda 10 ditëve të fundit në plazhet e Durrësit e Vlorës, ndërsa të tjerë janë përballur me situata rreziku në det. Pavarësisht kësaj situate dhe paralajmërimit të Task Forcës së turizmit për kontrolle të rrepta e tolerancë zero ndaj subjekteve që ushtrojnë aktivitetin në zonat bregdetare kur do të konstatohen shkelje, shumë prej subjekteve nuk kanë reaguar.

Kullat e vrojtimit nga Mali i Robit në Kavajë dhe deri te Ura e dajlanit në Durrës janë të boshatisura. Përjashtim bën vetëm kjo kullë në plazhin e madh të Durrësit, ndërsa pushuesit shprehen të pasigurtë nga mungesa e vrojtuesve.

Për pjesën më të madhe të subjekteve, pagesa e vrojtuesve të trajnuar konsiderohet një kosto e lartë kundrejt fitimeve që kanë gjatë sezonit. Të tjerë e kanë zgjidhur formalisht duke certifikuar familjarë të tyre, që aktivizohen vetëm në ditët kur grupet e kontrollit dalin në terren.

Subjektet vijojnë qetësisht aktivitetin e tyre duke shfrytëzuar brezin e rërës e shpërfillur detyrimet me të cilat i ngarkon vendimi i Këshillit të Ministrave për masat e sigurisë në plazhe.

FOTO GALERI
4/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA