Wake Up/Studimi:Në kampe verore, fëmijët rriten më të lumtur dhe të shëndetshëm

21/06/2019 12:37

Kampet verore sigurisht që janë një mënyrë për fëmijët që të dalin jashtë shtëpisë, të luftojnë dembelizmin që ofrojnë ditët e pushimeve të verës, por edhe të zhvillojnë aftësitë e tyre komunikuese, duke i bërë ata më të lumtur dhe më të shëndetshëm.

Me një seri pyetësorësh me fëmijë dhe prindër dhe përllogaritjesh algoritmike, kërkuesit e Universitetit Vaterlo në Kanada, arritën në përfundimin shkencor pse kampet verore kanë përfitime domethënëse për lumturinë e dhe shëndetin e fëmijëve. Ata analizuan përfitimet e fëmijëve lidhur me: të mësuarit, integrimin social dhe shoqërizimin, qytetarinë, vetëbesimin, zhvillimin personal karakterial, inteligjencën emocionale dhe qëndrimin ndaj aktivitetit fizik.

Për të gjithë këta tregues, ata kryqëzuan të dhënat e intervistave të marra si nga fëmijët, ashtu edhe nga prindërit e tyre. Aritmetikisht rezultatet treguan se gjatë qëndrimit në kamp veror, kurba e kënaqësisë dhe e mirëqenies fizike të fëmijës ishte ngritëse. Interesant në studim ishte gjithashtu edhe fakti se, meshkujt “kishin qëndrime më pozitive ndaj aktiviteteve fizike dhe treguan një përmirësim më të madh të sjelljes së tyre deri në fund të periudhës së kampit veror”.

Ndërsa më shumë pikë në grafikun e studimit, vajzat kishin lidhur me integrimin social. Studimi, në një farë mënyrë, sugjeron se në fund të kampit veror, do të kemi djem më të sjellshëm dhe vajza më pak të turpshme.

“Wake Up” ishte këtë mëngjes në qytetin e Elbasanit. Aty janë hapur kampet e para verore për këtë vit të cilat ofrojnë shërbime të ndryshme pa pagesë për rreth 200 fëmijë të familjeve në nevojë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA