Bashkia e Tiranës do ti heqë monopolin tregut agro ushqimor të shumicës në kryeqytet, duke hapur një treg të ri në pronësi publike. Plani është që ky treg të hapet në “Farke”, prane zonës ku kalon unaza e madhe e Tiranës.
Kryebashkiaku Erion Veliaj tha se situata monopol ka bërë që çmimet e fruta perimeve të rriten, për shkak të tarifave që aplikohen në tregun që ndodhet në hyrje të autostradës ndërkohë që heqja e monopolit të mundësoje tarifa më të lira për tregtarët.
Kompania pronare e tregut “EKMA Albania” është gjobitur nga autoriteti i konkurrencës shkak abuzimeve me tarifat që u vihen tregtarëve për shërbimet e ndryshme, si qira, furnizimin energji dhe ujë.
Gjykata administrative e apelit i dha të drejtë autoritetit të konkurrencës për arketimin e gjobës prej rreth 420 mijë dollarësh të vendosur ndaj kompanisë “EKMA Albania”. Kjo e fundit është gjetur në shkelje të rregullave të konkurrencës, duke abuzuar me çmimet e qirasë, për mjediset që përdorin tregtarët.
Në shkallën e parë gjykata administrative e gjykoi si të drejtë vendosjen e gjobës, ndërkohë që çështja do të shqyrtohet edhe në themel nga Gjykata e Apelit Administrativ, por ndërkohë vlera e gjobës do të ekzekutohet nga shërbimi përmbarimor.
Po ashtu nëse kompania nuk zbaton vendimin, autoriteti i konkurrencës do të vendosë gjoba periodike deri sa detyrimi të përmbushet.
Top Channel