Mbi 1100 emigrantë të paligjshëm mbërrijnë në Kretë brenda një dite, humbi jetën dy prej tyre, katër të lënduar
Përpara takimit të rregullt të ministrave të Jashtëm të vendeve të BE-së në Luksemburg, shefja e politikës së jashtme te BE-së, Federica Mogherini, ritheksoi nevojën e hapjes së negociatave për Shqiperinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Kryediplomatja europiane kërkoi edhe një herë që vendet anëtare të marrin një vendim pozitiv për të dyja këto shtet. Mogherini kujtoi sesi plot një vit më parë u nënshkrua Marrëveshja e Prespës.
“Mendoj se duhet ta kujtojmë fuqinë e lidershipit dhe guximit dhe hapat e rëndësishëm që janë ndërmarrë në Ballkanin Perëndimor. Vendet anëtare duhet ta kujtojnë këtë dhe të vlerësojnë hapat e bëra përpara, sidomos kur në ditët në vazhdim do të merret një vendim i rëndësishëm për çeljen e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, gjë që mendoj se duhet të bëhet sa më shpejt”-tha Mogherini.
Në takimin e Luksemburgut, ministrat pritën të merren shkurtimisht edhe me Ballkanin. Edhe pse disa vende të bllokut janë shprehur në favor të çeljes së negociatave, atmosfera e përgjithshme nuk duket pozitive përsa i takon një vendimi të tillë, i cili me shumë gjasë, mund të shtyhet shtatorin e këtij viti.
Në një draft të takimit, i cili ka qarkulluar që të hënën për mediat, e që Deutsche Ëelle e zotëron thuhet, se në konkluzionet e takimit të ministrave të Jashtëm vetëm do të theksohet përparimi i bërë dhe vlerësimi pozitiv i përparimit që nga raporti i kaluar. Mundësitë për çeljen e negociatave për Maqedoninë e Veriut janë mjaft të larta, por ato të Shqipërisë, sic thekson gjigandi mediatk gjerman, janë goditur rishtas nga nje vendim i Qeverisë së Holandës e cila ka vlerësuar se çelja e negociatave me Shqipërinë është e parakohshme. Holanda është kontribuesi më i madh për kokë banori në buxhetin e BE-së dhe shihet si përfaqësues i vendeve të vogla ne Bashkimin Europian.
Top Channel