Wake Up/ Acidi folik duhet të shtohet tek buka që të shmangen defektet e lindura!

17/06/2019 13:23

Acidi folik, i cili njihet edhe si vitamina B9, është esenciale për zhvillimin e shëndetshëm gjatë shtatzënisë së hershme dhe mungesa e tij mund të çojë në defekte të tubave nervor të fetusit, të njohura me gjuhën shkencore si “spina bifida”.

Gratë të cilat janë duke u përpjekur të mbesin shtatzënë duhet të marrin një dozë ditore prej 400 mikrogramësh acid folik dhe po ashtu ta vijojnë gjatë shtatzanisë. Për këtë arsye ministrat britanikë kanë propozuar që kjo vitaminë të shtohet në miell, në mënyrë që të merret përmes bukës ose ushqimeve të tjera.

Ministri i Shëndetit Publik Seema Kennedy tha: ‘Një diagnozë e defekteve të lindjes është shkatërruese për prindërit, ndaj duhet të merren masa.” Kjo është një ide e përfolur që në vitin 2006 por që nuk ka gjetur mbështetje deri dje, për shkak të zërave kundër që e cilësonin si një “ilaç” të shtuar në produktet ushqimore.

Por nga ana tjetër në shumë vende të botës, mielli dhe buka tashmë përmbajnë vitamina të shtuara si hekuri sintetik, kalciumi, tiamina dhe acidi nikotinik. Ndërkohë rreth 81 vende të tjera, përfshirë SHBA dhe Kanada, kanë shtuar acidin folik në miell për të ndihmuar në mbrojtjen e foshnjave në zhvillim.

Në Australi, defekti i tubave nervor ra 14% pas fortifikimit të detyrueshëm të bukës me acid folik. Në Britani numërohen 1,000 raste në vit të foshnjave me këto probleme në lindje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA