Një baba 28-vjeçar indian, i cili e preu krahun e tij nga një aksident me tren, i është nënshtruar një operacioni për ta ringjitur.

Ahmedabad Gujarat ishte duke pritur që të hipte në tren, kur papritmas ra në një hendek midis trenit dhe platformës. Fatmirësisht arriti që të shpëtonte, ndonëse krahu iu këput. Miqtë e tij, nxituan në spital  teksa  mbanin në dorë krahun e palëvizur në një qese plastike.

Ai u pranua në njësinë e kirurgjisë plastike muajin e kaluar ku mjekët kryen një operacion prej shtatë orësh për të  rifituar gjymtyrën.

Doktori Nitin Ghag tha: -“Çdo amputim i ekstremeve të sipërme, në veçanti, kanë një ndikim të madh në jetën e pacientëve. Humbja  e funksionit nuk mund të ndikojë në jetën e tij të përditshme, por gjithashtu pengon ndërveprimet sociale dhe kapacitetin për punë”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA