Sëmundjet e shkaktuara nga mushkonjat mund të rezultojnë vdekjeprurëse

17/06/2019 18:12

Vitin që lamë pas numërohen disa raste të sëmundjeve të shkaktuara nga pickimet e mushkonjave, të cilat në disa raste kanë përfunduar dhe fatale.

Këtë vit autoritet e shëndetit në Greqi, përmes një njoftimi të drejtuar turistëve, thuhet që të bëhet kujdes dhe të marrin masa paraprake nga pickimet e mushkonjave, pasi mund të ndikojnë në transmetimin e sëmundjeve të tjera vdekjeprurëse.

Por çfarë është kjo lloj sëmundje?

Sëmundje të transmetuara nga pickimi i mushkonjave përfshijnë: sëmundjen vdekjeprurëse të malaries, virusin në Nilin e Veriut dhe shumë sëmundje të tjera të përhapura në vende të ndryshme të botës.

Është shënuar një rekord prej 316 personash të infektuar nga virusi i Nilit Perëndimor, duke rezultuar me vdekjen e 50 personave grek.

Sipas një studimi nga një qendër shëndeti në SHBA, personat të infektuar nga ky lloj virusi do të vuajnë nga temperatura e lartë, dhimbje të kokës dhe shumë pak përqind e tyre do të kalojnë në zhvillim serioz të kësaj sëmundjeje.

Duhet të merren masa paraprake, duke pastruar zonat si bari dhe shkurret, për të mbajtur larg mushkonjat.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA