Kandidati për bashkinë e Lezhës, Pjerin Ndreu është një prej politikanëve që është përfshirë në skandalin e përgjimeve të dosjes 184, të publikuara sot në gazetën gjermane, Bild. Reagimin e tij, Ndreu e nis duke theksuar se “përgjimet janë indicie, por jo prova.”
Ndonëse në audio-përgjim dëgjohej teksa paralajmëronte largime nga puna për drejtuesit dhe mësuesit e shkollave në Dibër nëse nuk deklaronin votën për PS-në, Ndreu thotë se komunikimi i tij është normal dhe është bërë me strukturat e partisë.
“Përgjimet janë indicie, por jo prova. Megjithatë meqë është përmend emri im, jam i detyruar t’u them se kominikimi im s’ka të bëjë me shit blerje, por me votat e një socialisti, i cili normalisht duhet të votojë partinë e vet. Është kominikim normal me strukturat tona. As nuk është i PD as i LSI që të quhet presion. Nëse nuk lejohet t’u kërkohet vota nga ne socialistëve, atëherë është tjetër gjë.
Përgjimi është një flluskë sapuni se u nis si shitblerje dhe u katandis në telefonata pune normale me socialistët. Drejtorit të shkollës i lejohet ligjërisht të jetë pjesë e strukturave politike për ato që nuk e dinë këtë gjë dhe të votojë partinë ku aderon”, shkruan Ndreu.
Top Channel