Petrit Vasili, ish-kreu i Grupit Parlamentar të LSI, kërkon dorëheqjen e menjëhershme të kryeministrit Edi Rama, për shkak të audio-përgjimeve të publikuara sot nga gazeta Bild.
Vasili thotë se Rama u provua botërisht si hajdut ordiner votash, ndaj drejtësia duhet të veprojë kundër tij.
“Edi Rama e largoi përfundimisht veten! Provat e BILD shkatërruese! Kryeministri u provua botërisht si hajdut ordiner votash bashkë me të gjithë hajdutët e ministrisë së brendshme dhe turli farë zyrtarësh të shtetit dhe horrash e alabakësh! Të japë dorëheqjen dhe të largohet nga zyra menjëherë! Drejtësia ta ndalojë, ta hetojë dhe ta dënojë, ç’presin më”, shkruan Vasili.
Sot u publikua një audio-përgjim i Ramës me Arben Keshin, drejtor në Ministrinë e Brendshme, si dhe disa audio-përgjime të tjera ku përfshihen Damian Gjiknuri, ish-ministër i Energjisë, dhe Pjerin Ndreu, ish-deputet i PS.
Përgjimet e reja të “Bild”, publikohet telefonata e kryeministrit Rama
Gazetari gjerman replikon me Ramën: Padi sepse kam fyer “lartmadhërinë”? Kasetat janë origjinale
Top Channel