Mbi 1100 emigrantë të paligjshëm mbërrijnë në Kretë brenda një dite, humbi jetën dy prej tyre, katër të lënduar Murgjit belgë që kanë krijuar njërën prej birrave më të lakmuara në botë, po njohin përfitimet e internetit; ata janë duke përdorur shitjet online dhe këtë e bëjnë me qëllimin që të sigurohen se produkti i tyre do të shkojë në duart e dashamirësve të birrës dhe jo përfituesve.
Abacia e Saint-Sixtus, shtëpi e 19 murgjve, e prodhon këtë lloj birre që nga viti 1839, ndërsa shitjet per publikun datojnë që nga 1878-ta, por me prodhim të kufizuar dhe me shitje të kontrolluara në mënyrë të tillë që kjo pije të mos ketë ndikim më të madh nga sa duhet në jetën e Manastirit, e të mos nxjerre fitime më të mëdha nga ato që nevojiten.
Me rritjen e kërkesës për birrën e prodhuar prej tyre, Westvleteren XII, të cilësuar si një prej më të mirave në botë, më në fund murgjit e nisën në 2005-sën një sistem rezervimesh me anë të telefonit.
Por blerësve u ofroheshin vetëm sasi të kufizuara, ndaj disa prej tyre nisën të përdorin mashtrimin për të blerë më shumë nga sa u lejohej, ndërsa produktin e shisnin pastaj me çmimet tejet të fryra.
Kështu murgjit mësuan se një shishe birrë që ata e jepnin për 2,50 euro, në Dubai ishte shitur 300 dollarë. “Gjëra të tilla na hapen sytë”, thonë ata. Për këtë arsye, tani përdorin rezervimin online, i cili ofron garanci më të mëdha për sistemin e shitjes, që duhet të jetë: jo më shume se dy arka birrë në 60 ditë.
Top Channel