Transferimi i kryebashkiakut në burgun e Fierit/ Debat në Këshillin Bashkiak, demokrati Teliti: E konsiderojnë Bashkinë e Tiranës zhele, ai u rrëmbye. Socialisti Halit Valteri: Trajtim ç’njerëzor 29/10 16:19
Një automjet me targë TR7686T ka marrë flakë në lëvizje në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ në Tiranë. Dyshohet se shkak për zjarrin është bërë një defekt teknik në automjet.
Fatmirësisht nga ngjarja nuk ka persona të lënduar, ndërkohë që flakët janë shuar në kohë nga një patrullë e Policisë Bashkiake që ndodhej aty në momentin e ngjarjes.
“Shërbimet e Policisë Bashkiake gjatë patrullimit në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’, konstatuan një automjet që mori flakë. Ndërhyrja në kohë e tyre bëri të mundur shuarjen e zjarrit, që kishte përfshirë atë”, thuhet në reagim.
Top Channel