Si të mos mjaftonte disfata në shtëpi që komplikoi fushatën kualifikuese për Europianin 2020, kombëtarja bullgare e futbollit detyrohet të përballet me të tjera probleme.

Sjelljet aspak të hijshme të tifozëve në përballjen e humbur ndaj Kosovës, kanë bërë UEFA-n të hapë një procedim disiplinor.

Qeveria e Futbollit kontinental ka angazhuar strukturat e saj të Etikës për koret raciste dhe parullat e hedhura në stadiumin Vasil Levski të Sofjes, në 90 minutëshin ku vendasit dështuan për të marrë pikë.

UEFA ka njoftuar se ka hapur procedurën disiplinore ndaj Bullgarisë për sjelljet raciste të tifozëve në përballjen me Kosovën, të hënën në ndeshjen e vlefshme për eliminatoret për Euro 2020 në Grupin A.

UEFA ka bërë të ditur se rasti do të trajtohet më 18 korrik, dhe ka përfshirë shkeljen e nenit 14 që disiplinon sjelljet raciste.

Në raste të tilla analoge gjoba ka qenë e padiskutueshme por në jo pak federata është aplikuar dhe dënimi i fushës. në shumë momente para dhe gjatë sfidës, tifozët bullgatë ishin autorë të koreve antishqiptare në mbrëmjen ku Kosova triumfoi në sekondat e fundit, 2:3.

Golat për Dardanët në fitoren historike , të parën në kualifikuese për Kampionat Evropian, i shënuan Milot Rashica, Vedat Muriqi dhe Elbasan Rashani.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA