Kryeministri Rama, nga Përrenjasi, ku zhvilli takimin elektoral, u shpreh se opozita kërkon ti marri peng zgjedhjet, për të marrë peng drejtësinë.
“Ata zgjedhjet duan ti marrin peng për të marr peng drejtësinë për të krijuar një zallamehi aq të madhe saqë miqtë tanë Europian thonë jo, ne nuk i hapim negociatat me këtë vend. Dhe duke mos u hapur negociatat, nuk hapen dy kapitujt e parë të drejtësisë. Duke çelur këto dy kapituj nisin me ndëshkime që nga më i madhi te më i shkurtri, duke vendosur funksionin tonë para ligjit, ku drejtësia është njësoj për të gjithë”, është shprehur kryeministri Rama.
Rama pati një mesazh edhe për presidentin Ilri Meta.
“Dua ti them ilirit, sot e filluam me të dhe e vazhduam me të, që ta lexojë me qetësi dhe kthjelltësi rezolutën e miratuar sot në Kuvend, të reflektojë…. Dhe të mos e trash me tepër zullumin që është këputur për sa na takon dhe sa i takon popullit shqiptar. E di që ai është në pozitë të vështirë, por nuk është as burrëri, as zgjuarsi, por të reflektojë dhe të kërkojë ndjesë.”
Ndërkohë në mitingun e zhvilluar në Librazhd, kryeministri Rama u shoqërua nga Presidenti i Partisë Socialiste Europiane, Sergei Stanishev, i cili tha se bojkoti i Partisë Demokratike po dëmton vendin dhe të ardhmen e tij.
“Nuk kam parë në asnjë vend të botës, që bojkoti, dhuna apo shkaqet për trazira t’ju sjellin sukses njerëzve në zgjedhje. Nëse mendoni se keni ide të mira, nëse mendoni se keni njerëzit e duhur, hyni në zgjedhje dhe fitoni besimin e tyre. Ky bojkot dëmton vendin dhe të ardhmen e tij europiane dhe u jep një shkak atyre në BE që nuk duan dhe të thonë shiko këtu nuk ka stabilitet”- tha Sergei Stansishev, President i Partisë Europiane Socialiste.
Në momentin që Kryeministri Rama po hynte ne Librazh , një grup mbështetësish të Partisë Demokratike, tentuan që ti bllokonin rrugën eskortës duke hedhur sende te forta e vezë në drejtim të saj.
Top Channel