44 katër depuetëtë e u ngjitën në foltoren e kuvendit për të dhënë mendimet e tyre pro dhe kundër rezolutës socialiste kundra presidentit Ilir Meta.
Demokratja Rudina Hajdari tha se presidenti ka konflikt interesi për aq kohë sa bashkëshortja është pjesë e krizës politike.
Zëvëndës kryeministri Brace , tha se në 2013, PS hyri në zgjedhje pasi e vranë dhe vodhën këta që duan të krijojnë këtë precedent. Ndërsa ish kryeministri Bashkim Fino tha se presidenti duhet të lihet e të vijojë shkeljet kushtetuese.
Ish kryeministri tjetër socialist Pandeli Majko u shpreh i shqetësuar për pasjen e zgjedhjeve pa opozitën. Elisa Spiropali mendon se e gjithë kjo zallamahi politike ka një qëllim final.
Ralf Gjoni një ish bashkëpuntor i afërt i Ilir Metës u kujtoi socilistëve se zgjodhën presidentin me mesazhe në whatsaap. Nënkryetari kuvëndit Muslim Murrizi e shikon kompleksitetin e zhvillimeve politike si pazaret e radhës.
Top Channel