Ish deputeti i Partisë Demokratike në Elbasan, Endri Hasa ka postuar ditën e sotme një video ku shfaqet eskorta e Kryeministrit Edi Rama.
Bashkangjitur postimit ai shkruan se Rama u tregua një frikacak dhe iku nga malet si klandestin.
“Pamjet tregojnë një Edi Ramën e vërtetë, një frikacak që, megjithëse i rrethuar nga qindra policë me dhe pa uniformë, me dhe pa skafandra, i bie rrugës së malit, si klandestin. Kryeministri ilegjitim, që i fryn me kënaqësi perverse erërave të konfliktit civil, ta harrojë se duke përdorur policinë, prokurorinë, shërbimin sekret apo cilindo institucion tjetër të kontrolluar prej tij, do të mund të shpëtojë nga verdikti i popullit. Koha e tij po numërohet mbrapsht, prandaj ai ka frikë! Shumë frikë!”, ka shkruar Endri Hasa.
Top Channel