Në amfiteatrin e Tiranës, në parkun e madh te liqenit, partia socialiste festoi 28 vjetorin e themelimit të saj.

Në amfiteatrin e Tiranës, në parkun e madh te liqenit, partia socialiste festoi 28 vjetorin e themelimit të saj.

Kryebashkiaku i Tiranës dhe kandidati për një mandat të dytë, Erjon Veliaj u shpreh, se historia ka treguar se Partia Socialiste është forca që i sjell progres vendit.

“Kjo partia jonë, miqtë e mi të rinj ka pasur një moment ku vetëm dy vite pas themelimit të saj, kryetarin e kishte në burg. Nga ai që sot i bën çfarë të mundë Shqipërisë dhe ne ia respektojmë të drejtën e tij. Në vitin 93, kryetari i partisë sonë Fatos Nano ishte në burg, nuk ishte e lehtë të ishe socialist në ato vite e megjithatë në vitin 94, ne ngadhnjyem ndaj referendumit të Sali Berishës. Ndonjëherë ne flasim vetëm të këqijat që ai apo ata i kanë bërë vendit; sot është koha të flasim për të mirat që PS i ka bërë vendit pas çdo sfide”- tha Veliaj.

Veliaj theksoi, se pavarësisht momenteve të vështira të kësaj partie, ajo ka shkuar në zgjedhje.

“Edhe pse kaluam histori të jashtëzakonshme, mos e harroni Gërdecin, 21 janarin. Na ndodhën gjëra që nuk i ndodhin asnjë force në botë, e megjithatë vajtëm në zgjedhje, i mundëm dhe sot drejtojmë Shqipërinë. PS nuk ka ikur nga asnjë betejë, edhe përpara thepit të pushkës, edhe para kallashit, drurit. Kujtoni ’98-ën me antitank i gjuhej qeverisë- tha kryebashkiaku i Tiranës.

Në datën e themelimit të PS, e cila përkon edhe me atë të ndërhyrjes së NATOS në Kosovë Veliaj shtoi, se Partia Scialiste është e vetmja forcë që ka dëshmuar patriotizëm autentik.

“Në vitin 1999 kur UÇK-ja luftonte makinerinë serbe, shfarosëse, Pandi Majko, një kryeministër socialist dhe partia jonë, ishte ajo që mbështeti hapur luftën, ishte ajo që mbështeti hapur çlirimin, ishte ajo që mbështeti hapur perëndimin dhe Rambujenë. Pyesni veten për të gjithë demokratët që na ndjekin. Sali Berisha i thoshte UÇK-së ushtri terroriste. Rambujenë nuk e njihte, kurse Millosheviçit ia bënte karvanin me naftë që të luftonte kundër vëllezërve tanë- tha Veliaj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA