Sulmohen anijet cisterne, në gjirin e Omanit

13/06/2019 19:25

Me dhjetëra pjesëtare ekuipazhi u arrit të shpëtoheshin pasi dy anije cisterne u goditën nga shpërthime në gjirin e Omanit.

Irani tha se kishte shpëtuar 21 vetë nga anijet që transportonin naftë. Shkaku i shpërthimeve në atë që konsiderohet si një prej rrugëve më të frekuentuara të naftës në botë mbetet i paqartë për momentin.

Incidenti ndodh një muaj pasi katër anije u sulmuan pranë Emirateve të Bashkuara Arabe. Pas incidentit të fundit, çmimi i naftës në tregjet ndërkombëtare, sipas “Bloomberg”, u rrit me 4,5% pas një uljeje që kishte pësuar për një periudhë 5 mujore.

Top Channel