Rezultate të dobëta, politikanët provim si në gjimnaz

13/06/2019 19:17

Ishte si një rikthim në shkollë për politikanët e partisë në pushtet në Itali, Lëvizja pesë yjet, e cila ndodhet nën presion pas zgjedhjeve evropiane. Ata u ulën për një provim të stilit të shkollës së mesme, për të nënvizuar arritjet e tyre para vlerësimit të performancës së politikanëve të tjerë.

Mbështetja për pesë yjet, antiestablishment, ka rënë ndërsa partneri i koalicionit, lega e veriut, ka arritur sukses në zgjedhjet për parlamentin evropian. Lega e veriut e Mateo Salvinit, fitoi zgjedhjet më 26 maj me 34 për qind të votave ndërsa pesë yjet që arriti thuajse 33 për qind në zgjedhjet parlamentare të vitit të shkuar, mori 17 për qind të votave në zgjedhjet evropiane.

Nën presionin në rritje për të adresuar rënien e mbështetjes, lideri i partisë, Luigi di Maio, ka ndërmarrë një operacion të brendshëm, një marrje në testim të kolegëve, nënsekretarëve të lëvizjes pesë yjet dhe zëvendësministrave të kabinetit.

Politikanët iu nënshtruan një provimi 40 minutësh përballë një komisioni të përbërë nga deputetë të lëvizjes 5 yjet. Në 20 minutat e para, nënsekretarët dhe zëvendësministrat folën për atë që kanë bërë në mandatin e tyre dhe në pjesën e dytë, u mbrojtën nga kritikat.

Tani gjithçka është në duart e komisionit dhe të marrët në provim mund të humbasin edhe vendin e punës pasi rezultatet të jenë përllogaritur.

Top Channel