Deputeti Ralf Gjoni ka marrë fjalën e tij në parlament.

Ai e ka nisur fjalën e tij me akuza ndaj mazhorancës, duke thënë se tani ata kërkojnë shkarkimin e Metës, ndërkohë që ishin vetë ata që e votuan.

“ Ju vetë e votuat, apo se mbani mend, me Whatsapp e votuat. Tani shkarkojeni me Whatsapp. Kjo që po bëni ju sot është një show mediatik!
Më vjen të qesh kur ju shoh se si doni të shkarkoni Ilir Metën nga posti i Presidentit. Kush e votoi atë, unë? Jo, ju e votuat. Ta gëzoni tani! Mbajeni fort atje ku e deshët.
Nuk e harroj dot kurrë atë ditë të votimit, kur hija e mortit kishte rënë mbi këtë godinë. Nuk ju shihja dot me sy teksa ju gatuanit çorbën e radhës. Sepse e dija që ju nuk e votuat Ilir Metën për t’i shërbyer Shqipërisë. Ju e votuat për ta hequr qafe e për ta dergjur në atë pallat që më tepër i ngjan një azili pleqsh sesa një institucioni ku punon koka e shtetit.

Po pse çfarë kujtuat ju se Ilir Meta do ishte mbi palët? Ju e dini më mirë se unë se Ilir Meta është makineri politike, i vlon politika në vena.
Pikërisht për këtë ju donit ta neutralizonit duke e bllokuar në qoshen e presidencës. Presidenti nuk shfuqizon dot dekrete, sepse ju e keni zhvlerësuar totalisht rolin e presidencës, me kushtetutë. Në këto kushte më mirë të ishim monarki parlamentare se sa kjo republikë bananesh qesharake”, tha ai.

Fjala e Deputetit Ralf Gjoni në seancë plenare.

Princi Leka & Princeshë Elia Zaharia jane 100 here me dinjitoze ne perfaqesim se sa te gjithe Presidentet e fundit qe ka patur Shqiperia.

Athere cfare dreqin doni sot? C’taksirat kane shqiptaret te merren me tekat tuaja infantile?

Eshte e qarte c’po ndodh. Nje miku m i afert e ka pershkruar ne menyre te perkryer keto dite prognozen e kesaj gjendjeje qesharake.

L’Etat c’est moi! thoshte Luigji i 14 ne 1655 si imponim i primacise se autoritetit mbreteror ndaj parlamentareve pariziane.

Shteti jam une!

Pas 30 vitesh, me shume mund e me plot asistence nderkombetare, miliona dollare e euro te hedhura dem, arritem te krijojme nje republike Bajraktariste, te ndare ne tre Bajraqe kryesore… ku:

Bajraktari i Pare, ne cifligun e tij, sipas shijes dhe deshires, ngul e çngul dekrete, me shpresen se do bllokoje ererat e fuqishme globale.

Bajraktari i Dyte, ne bashkeqeverisje me turmat amorfe monologon per ato qe u ka bere, qe po u ben dhe qe do tu beje ketyre turmave amorfe, me shprese se do ti nanurise dhe do ti vere ne nje gjume endrash parajsore…

Bajraktari i Trete, si magjistar manovrues marionetash, me nje thirrje te vetem i mbledh dhe i ben bashke ne shesh te gjitha marionetet e tij dhe i kurdis kur te therrasin e kur te heshtin, kur te ngrene duart lart e kur ti ulin, kur te marin armet e kur ti leshojne, duke komanduar madje edhe instiktet e tyre biologjike…

Duam te hyjme ne BE e te behemi ortake me Gjermanine e Francen, por jo me ato te sotmet, por me Francen e kater shekujve te shkuar, kur sundonte Luigji i Katermbedhjete, psikologjine dhe filozofine e te cilit e kemi bere tonen, te permbledhur ne shprehjen e fameshme: “L’Etat c’est moi” – “Shteti jam Une”…

Doni te bejme shtet? Duhet te kthejme te drejten e perfaqesimit te drejte ne parlament, te japim drejtesi e te zhdukim bajraktaret, te djegim bajraqet.

Kete kerkojne aleatet tane perendimore.

Cdo konflikt politik ne Shqiperi ka ne thelb zgjedhjet. Jemi i vetmi vend ne rajon qe nuk bejme dot zgjedhje te lira e te barabarta.

Ky sistem i qelbur politik prodhon kryesisht jeniçere politike otomane e mercenare mediatike.
Kjo gjendje alarmante imponon riformatim total te republikes, kushtetute te re, ndryshim te sistemit zgjedhor, ligj te posacem per presidentin e ligj te mirefillte per partite politike.
Reforma ne drejtesi nisi. Tani te reformojme rregullat e tjera baze te lojes.

Ndaj dhe ky mocion qe keni pikturuar me kaq mjeshteri eshte NUL. Nuk ka asnje vlere juridike. E per me teper nuk na perket ne si Kuvend. Presidenti nuk ka sfiduar autoritetin parlamentar, se atje do ndryshonte puna.

Ajo qe me shqeteson mua sot eshte se Presidenti i Republikes flet per konflikt civil dhe informacione nga sherbime sekrete per skenare ogurzeza.

Nga buron rrreziku i konfliktit civil, se une nuk shoh qe qytetaret shqiptare, ne shumicen derrmuese te tyre, te duan perplasje civile e te luajne luftrash si ne 1997.

Cilat agjenci i paskan thene Presidentit se do kete te vrare ne 40 qershor e nderkohe nuk paskan informuar Parlamentin apo Qeverine?

Perse neper korridore politike, diplomatike e mediatike qarkullojne thashetheme per atentate ndaj politikaneve, kandidateve bashkiake apo per celula kriminale snajeperash per te sabotuar zgjedhjet e per te terrorizuar popullaten?

Kjo kerkon minimumi mbledhjen urgjente te Keshillit te Sigurise Kombetare dhe thirrjen e ministrit te brendshem e te drejtorit te SHISH te japin spjegime prane Komisionit Parlamentar per Sigurine Kombetare.

Por JO! Nuk ka asnje akt institucional. Vetem teater!
Ky eshte krevati juaj teatral qe e ndani bashkarisht prej vitesh. Ju siguroj se ne si opozitare te rinj nuk kemi pike deshire te hyjme ne kete krevat.

Edi! Ke vetem nje fije shprese qe te rehabilitohesh e te hysh ne histori, se njerezve u ka ardhur ne maje te hundes me kete mjerim e batak ku ka rene shteti shqiptar.

Dil nga krevati, bej nje ‘Mea-Culpa’ te sinqerte per 2008, dhe trego se ke kellqe per ti dhene fund bajraktarizmit.
Dil ketu tani ne shesh te burrave, e premto publikisht qe je i gatshem te hapesh listat elektorale e te depolitizosh administraten zgjedhore.

Zotohu se brenda 28 nentorit do i dergosh mesazh partise tende whatsapiste qe te votoje ndryshimet e nevojshme kushtetuese, ndryshimin e kodit zgjedhor dhe nje ligj te ri per partite politike ku e drejta e perfaqesimit te filloje nga perzgjedhja demokratike e brendshme e partive politike, e deri tek e drejta e qytetareve shqiptare per te zgjedhur deputetin qe duan, jo listen qe do ti. Propozimet ti bejme ne gati pa vonesa.

Edi! Mjaft me me letra dashurie per Luljeten. Mjaft bere Romeon. Mjaft me flirtimet ndaj Ilir Metes. Lere Presidentin e qete, atje ku donte te ishte, e atje ku ti vete deshe t’a coje. Mjaft u trembe nga Sali Berisha.

Ja ku na ke. Te pavarur. Te paperlyer me tendera e pislliqe te se kaluares. E mbi te gjitha, te gatshem per te ndryshuar sistemin zgjedhor e per te mbeshtetur plotesisht ngritjen e funksionimin e SPAKut.

Vetem atehere ne mund te garojme te barabarte ne zgjedhje, dhe i siguroj shqiptaret se do jemi ne ata qe do i cojme ata deshtaket e tjere per skrap! Jo ti!

Ndersa kjo qe ju beni sot eshte kot fare. Eshte nje show! Eshte teater, sepse nuk ka asnje vlere juridike. As akti i shfuqizimit te dekretit te Presidentit dhe as kjo rezolute nuk kane ndonje vlere juridike per shqiptaret.
Ka vlere vetem per ju. Sepse duke bere cirk e teater, duke provokuar sherre te njepasnjeshme mes njeri-tjetrit, shqiptaret i mbajne syte ngulur tek ju, e larg pafundesise se mekateve tuaja disa-vjecare qe rendojne mbi supet e njerezve te ndershem e te lodhur nga sundimi i kesaj klase te papergjegjshme politike.

Askush nuk po flet me per korrupsionin. As per tenderat. As per unazen e as per ish-ministrat qe perfliten per korrupsion.

Askush nuk po ndiqet penalisht. Ju flisni per reforme ne drejtesi por SPAKu ende nuk eshte ngritur. Asnje peshk, i madh jo e jo, por as i vogel nuk eshte kapur e nuk eshte cuar perpara drejtesise. Shqiptaret aplikojne masivisht per llotarine amerikane.

E ju beni mocion me debat per te qortuar Presidentin, a thua se ky eshte halli i shqiptareve, nderkohe qe ju bashkarisht keni vite qe e perdhunoni edhe kushtetuten, edhe kodin zgjedhor, edhe voten e shqiptareve.

Ky parlament nuk mund te jete as arene per cirkun tuaj qesharak, e as salle gjyqi publik.

Me ndjeni por eshte kaq qesharake, saqe une nuk mund te behem dot pjese e kesaj farse teatrale.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA