Gjatë debatit me ministrin e Turizmit, Blendi Klosi, në emisionin “Open”, gazetari Berat Buzhala bëri një paralelizëm të vendimit të opozitës për të mos hyrë në zgjedhjet lokale dhe vendimit të Kombëtares shqiptare në futboll për të mos hyrë në fushën e Beogradit në vitin 2014-të.
Njësoj si Kombëtares në Beograd, Buzhala thotë se edhe opozitës shqiptare i mungojnë kushtet për të ‘luajtur’ përballë mazhorancës në 30 qershor.
“E përmende futbollin. Shqipëria e braktisi lojën me Serbinë në stadium dhe fitoi lojën 3-0, sepse nuk pati kushte për lojë. E braktisi, u ndërpre loja. Tifoz nuk kishte, terreni ishte, por nuk ishte klima. Pra kur jemi te futbolli dhe paralelizmat. Shqipëria ka elektorat, ka njerëz që kanë dëshirë të votojnë, por nuk ka kushtet për të votuar”, tha gazetari.
Ky qëndrim i Buzhalës u kundërshtua nga ministri Klosi, i cili mbrojti qëndrimin për të hyrë në zgjedhje edhe pa dy partitë opozitare, PD dhe LSI.
Top Channel