Shtatë deputetë votuan sot kundër rezolutës që dënoi vendimin e presidentit Ilir Meta për të shfuqizuar 30 qershorin si datë për zgjedhjet lokale. Kryesisht janë deputetë që kanë hyrë në Kuvend nga lista e Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim.
Deputetët që votuan kundër janë: Lefter Maliqi, Fatjona Dhimitri, Elda Hoti, Besnik Troplini, Klajdi Qama, Artur Roshi dhe Vasil Sterjovski
Ndërkohë, Rudina Hajdari dhe Ralf Gjoni nuk ishin në sallë në momentin e votimit të rezolutës dhe njësoj kanë vepruar edhe Tom Doshi, Adriatik Alimadhi, Erion Piciri, Amra Barova, Edlira Hyseni, Fatmir Velaj dhe Suzana Topi.
Ramazan Gjuzi dhe Enada kapllani abstenuan gjatë votimit.
Rezoluta u votua me 100 vota të Partisë Socialiste dhe disa prej deputetëve të opozitës.
Ndër të tjera në rezolutë thuhet: “Kuvendi i Shqipërisë i bën thirrje Presidentit të Republikës të reflektojë duke kthyer institucionin e Presidentit në kufijtë e kompetencave të njohura nga Kushtetuta dhe të mos ndërrmarrë asnjë veprim tjetër në shkelje flagrante të Kushtetutës.”
Top Channel