Rreth 100 persona janë vrarë në një fshat në qendër të Malit i banuar nga grupi etnik Dogon.

Sulmi ndodhi në Sobame Da, afër qytetit Sanga në rajonin Mopti. Sipas raportimit të BBC kërkimi për gjetjen e trupave vazhdon, por deri tani kanë gjetur plot 95 trupa, ku shumica e tyre ishin të djegur.

Kohët e fundit janë rritur ndjeshëm sulmet dhe përleshjet me grupeve etnike të cilat po marrin shumë jetë njerëzish në Mali.

Sipas disa raporteve këto sulme të përgjakshme nuk kursejnë askënd, duke vrarë fëmijë, gra dhe të moshuar.

Top Channel