Mbi 1100 emigrantë të paligjshëm mbërrijnë në Kretë brenda një dite, humbi jetën dy prej tyre, katër të lënduar Gati 600 lloje bimësh janë zhdukur gjatë 250 viteve të fundit, një nivel ky dy herë më i lartë se ai specieve të zhdukura në radhët e shpendëve, gjitarëve dhe zvarranikëve të marra së bashku.
Në studimin më të fundit, shkencëtarët thonë se zhdukja e bimësisë po ndodh me një ritëm 500 herë më të shpejtë nga sa duhet të pritej në mënyrë të natyrshme.
Në muajin maj, një raport i OKB-së dilte në përfundimin se një milionë lloje bimësh e kafshësh kërcënoheshin nga zhdukja, dhe kërcënimi numër një për këto specie, është njeriu!
Në mesin e bimëve të zhdukura ka dhe nga ato që shfrytëzohen për vajrat esenciale. Humbjet janë regjistruar kryesisht nëpër ishuj e zona tropikale, ku diversiteti i bimësisë është edhe më i madh se në vende të tjera.
E gjithë jeta në tokë varet pikërisht nga bimët përgjegjëse për oksigjenin që thithim dhe ushqimet që hamë. Zhdukja e tyre mund të çojë drejt një zinxhiri zhdukjesh të organizmave të tjerë që varen prej tyre, duke nisur nga insektet që i përdorin për ushqim e për të lëshuar vezët, ndërsa nga mbijetesa e bimëve varen edhe vetë njerëzit.
Top Channel