Në konferencën e përbashkët midis Jean-Claude Juncker dhe Edi Ramës u kërkua që vendet anëtare të Bashkimit Evropian të njohin meritën e Shqipërisë në realizimin e reformave për të bërë të mundur hapjen e negociatave.

Kreu i Komisionit Evropian theksoi se “Shqipëria është gati për hapin e radhës”, por shtoi se nuk është sekret se ka ende disa shtete që kanë shqetësime për disa kritere. Sipas Juncker, negociatat nuk mund të hapen në qershor, për shkak të procedurës që duhet të kalojë në parlamentet e disa shteteve, por procesi mund të fillojë në vjeshtë.

“Nuk është mision i pamundur. Duhet t’u shpjegojmë vendeve që janë ngurruese, kryesisht për arsye të brendshme, jo arsye evropiane, se pse mendojmë se ia vlen të hapen negociatat në dy muajt e ardhshëm. Nuk po përqendrohem te qershori, sepse duhet miratimi nga parlamentet e disa prej tyre nuk kanë sesion të hapur në qershor. Ndoshta më vonë. Por bindja ime është që duhet ta bëjmë shumë të qartë që ka ardhur çasti të hapen negociatat me Shqipërinë”, u shpreh Juncker.

Kryeministri shqiptar shtoi se “është koha për Europën të bëjë çfarë ne presim, të njoh meritën tonë dhe të ndezë dirtën jeshile për hapjen e negociatave.” Rama theksoi se Shqipëria nuk kërkon asgjë më shumë dhe asgjë më pak se çfarë meriton.

Më herët, kryeministri Rama u takua me Federica Mogherinin, Përfaqësuese për Politikën e Jashtme, ku u vlerësua puna në realizimin e reformave, veçanërisht rezultatet në reformën në drejtësi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA