Zëdhënësja e BE-së për Politikën e Jashtme, Maja Koçijançiç ka reaguar në ‘Twitter’ pas takimit që Federica Mogherini zhvilloi me kryeministrin Edi Rama.

Koçijançiç thekson se Komisioni Evropian i ka njohur rezultatet e prekshme të reformave, veçanërisht me reformën në drejtësi. \

“Federica Mogherini mirëpriti sot në Bruksel kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, pas rekomandimit të Komisionit Evropian për Këshillin e Evropës për të hapur negociatat, duke njohur rezultatet e prekshme të reformave, në veçanti me reformën në drejtësi”, shkruan zëdhënësja e Mogherinit.

Gjatë qëndrimit në Bruksel, Rama do të takohet edhe me drejtues të tjerë të Bashkimit Evropian, të cilëve do u kërkoje hapjen e negociatave për Shqipërinë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA