Kosova fitoi me një përmbysje ndaj Bullgarisë. Kjo fitore ka krijuar një atmosferë shumë festive tek kampi kosovar.
Shumë i kënaqur u shpreh edhe trajneri i Kosovës, Bernard Shaland ku pas fitores u shpreh se ekipi tregoi forcë dhe maturi. Në një moment trajneri nuk e përmbajti veten duke thënë siç thonë anglezët që ekipi tregoi se kishte ‘bo*e’.
“Janë dy gjëra, mentaliteti dhe psikologjia është e rëndësishme, dhe ne kemi një ekip që ka karakter. E tregojmë që jemi këtu. Nëse nuk po kalojmë një moment të mirë, ata përgjigjen sërish në fushë, dhe kjo është e rëndësishme. Gjithmonë them se duhet të luajmë futboll. Kemi lojtarë të mirë, dhe duhet të krijojmë. Në fund, skuadra tentonte gjithmonë, në krah, në qendër. Luajnë një futboll shumë të mirë. Kjo është më e rëndësishmja, të dimë që kemi “bo*e”, siç e thonë anglezët. Kemi një skuadër me moshë mesatare 23 vjeç, dhe jemi shumë të rinj. Luajnë të gjithë bashkë, dhe sot e fituan ndeshjen bashkë”, tha ai.
I pyetur për mundësitë për kualifikimin në Euro 2020 të Kosovës trajneri u shpreh optimist duke thënë se ka shumë mundësi që Kosova të kualifikohet.
Top Channel