“Njerëzimi i shtypur dhe i përulur”, Papa Leone nga Roma: Të hapen dyer të shenjta ku dinjiteti të lulëzojë sërish
Partia Demokratike ka bërë publik vendimin e marrë në Këshillin Kombëtar për formimin e ‘Aleancës Qytetare për Mbrojtjen e Demokracisë’ në nivel kombëtar dhe në nivel lokal.
PD njofton se kjo aleancë do të jetë “një bashkim qytetar dhe intelektual, që do të ndërgjegjësojë qytetarët për rrezikun që i kanoset demokracisë në vend, si dhe do të angazhohet për marrjen e të gjitha masave për të mbrojtur rendin demokratik dhe kushtetues.”
Më tej renditen edhe detyrat e ‘Aleancës’ dhe degëve në 61 bashkitë e vendit:
Në njoftimin e PD-së thuhet se krijimi i ‘Aleancës’ është marrë duke mbajtur në konsideratë vendimin e muajit prill të Këshillit, ku përcaktohet se: “Në mbrojtje të demokracisë dhe të votës së lirë, Partia Demokratike e Shqipërisë angazhohet të mos lejojë përveç zgjedhjeve të lira asnjë farsë elektorale, të organizuar nga Qeveria ilegjitime e Edi Ramës. Përmes përshkallëzimit të aksionit opozitar, Partia Demokratike e Shqipërisë angazhohet të pamundësojë mbajtjen e zgjedhjeve fasadë, të diktuara nga pakti i Edi Ramës me krimin e organizuar dhe paratë e pista të tyre, shkatërrimtare për demokracinë dhe zgjedhjet e lira.”
Top Channel