Orbán kërcënon për masa të reja kundër Ukrainës, reagon BE: Askush nuk mund të shantazhojë Bashkimin Europian PDS dhe BD janë regjistruar për të marrë pjesë në zgjedhjet lokale të 30 qershorit (shfuqizuar si datë nga presidenti), por Paskal Milo thotë se është i shqetësuar për procesin për shkak të konfliktit mazhorancë-opozitë.
Gjatë replikës me Astrit Patozin, Milo kërkoi nga koordinatori i BD-së që të mos përqëndrohet vetëm në interesat politike, pasi nuk mund të përjashtohet rreziku i konfliktit më 30 qershor dhe as se zgjedhjet do të zhvillohen në bazë të standardeve që kërkohen.
“Në ndërgjegjjen time jam shumë i shqetësuar sesi do të shkojmë në këto zgjedhje për shkak të konfliktit. Edhe ju besoj se duhet të jeni të shqetësuar pavarësisht se jeni subjekt i ri politik dhe doni të përfitoni nga ky rast”, replikoi Milo.
Patozi tha se zgjidhjen e krizës politike duhet ta japin institucionet dhe jo palët e përfshira në konflikt.
Top Channel