Kosova ka marrë një fitore spektakolare në trasfertë ndaj Bullgarisë me rezultatin 2-3. Kosovarët arritën të siguronin fitoren në minutat e fundit.
Pjesa e parë nisi mirë për Kombëtaren Kosovare ku ishte ylli Milot Rashica ai që shënoi në minutën e 14. Bullgaria arriti të barazonte në minutën e 43 me Popov duke bërë që ekipet të shkonin në pushimin 15 minutësh në barazpeshë.
Pjesa e dytë nuk nis mirë për kosovarët pasi ata pësojnë golin e dytë në minutën e 55, ku për Bullgarinë shënoi Dimitrov. Kosova nuk u dorëzua për asnjë moment. Vetëm dhjetë minuta më vonë është Muriqi ai që shënon golin e barazimit.
Pasi shënoi golin e dytë Kosova vazhdoi me sulme të shpeshta dhe në fund të takimit arrin të shënojë edhe golin e fitores. Pas një krosimi fantastik të Rashicës është Rashani ai që shënon duke çuar shifra në 2-3.
Me këtë fitore Kosova mban vendin e tretë ku ne tre ndeshje ka grmbulluar 5 pikë, 1 me pak se Anglia dhe Republika Çeke. Ndeshjen e ardhshme Kosova do ta luaj në shtëpi përballë çekëve.
Top Channel