Veliaj: Të shkëputemi nga Berisha, të largojmë këtë të keqe në 30 qershor

08/06/2019 09:34

Nga Kombinati, ku zhvilloi takimin elektorat me banorët, Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, komentoi edhe protestën e opozitës.

“Ne po bëjmë planet për Tiranën 2030. Ata po bëjnë planet për 30 orët e ardhshme. Cilat janë planet, besoj e dëgjuat Voltanën: Ta kisha një molotov i kisha rënë edhe unë. E dëgjuam Xhelalin, i dëgjuam gjithë këta të tjerët Ndaj miqtë e mi, mos merrni molotov dhe merrni rrugën për në Tiranë. Shihni si është Tirana, krahasojeni me qytetet tuaja dhe ndoshta i vetmi vendim inteligjent është që në datën 30 të votoni numrin 30, Partinë Socialiste”, u shpreh Veliaj.

Kryebashkiaku nuk kurseu akuzat për ish-kryeministrin Berisha.

“Saliu ka futur vendin në luftë civile më 1997, kur u vranë 4000 vetë për çmendurinë e tij. Ka 30 vjet që ky njeri mban peng Shqipërinë. Më 30 qershor përfundimisht ndahemi nga ajo periudhë. Një mallkim që duhet t’i themi shporru. Një plak zevzek që nuk do të mirën ndaj askujt. Ta largojmë përfundimisht këtë të keqe më 30 qershor, për ta lënë përfundimisht larg nesh”, tha ai.

Gjithashtu kryebashkiaku, foli edhe për kampusin e ri universitar në Kryeqytet.

“Do të kemi një kampus universitar të ri, me modernin në Ballkan. ne do merremi me infrastrukturën, studentët me dhjeta, nuk mund të jemi rinia që rri e ha fara”, tha Veliaj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA