Shqipëria humbi në transfertë kundër Islandës në ndeshjen e vlefshme për eliminatoret e Euro 2020.

Pas takimit ka folur edhe tekniku Edi Reja, i cili sot debutoi me ekipin kombëtar. Reja u shpreh i kënaqur me lojën e ekipit, por kundërshtari ishte më mirë fizikisht dhe kjo bëri diferencën.

“Në përgjithësi luajtëm mirë dhe jam i kënaqur me lojën e ekipit. Kundërshtari ishte më mirë fizikisht dhe kjo bëri diferencën. Me vjen keq që nuk morën një rezultat më të mirë”- u shpreh Reja.

Tekniku italian foli edhe për penalltinë e mohuar në fund të pjesës së parë. “Nuk jam i kënaqur me arbitrimin. Na u mohua një penallti në fund të pjesës së parë”- përfundoi italiani.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA