Pasi largoi disa nga futbollistët që ishin pjesë e organikës në sezonin që sapo u mbyll, Kukësi ka nisur punën me merkaton në hyrje, duke prezantuar edhe dy afrimet e para të verës. Bëhet fjalë për mesfushorin Emiliano Musta dhe portierin Ilir Avdyli,
Ata janë bërë pjesë e skuadrës verilindore dhe do të vihen menjëherë nën urdhrat e Ernest Gjokës, për të përgatitur ndeshjet eliminatore të Europa League.
Mesfushori Musta vjen pas dy sezonesh mjaft të mira te Flamurtari i Vlorës, ku ka spikatur veçanërisht këtë vit nën urdhrat e Ilir Dajës, ndërsa portieri Avdyli ishte pjesë e Kamzës në dy vitet e fundit, por mbeti pa ekip, pasi përjashtimit të këtyre të fundit në fillim të këtij viti.
Kujtojmë që më herët Kukësi ka njoftuar largimin nga skuadra të futbollistëve si Reginaldo, Willian Cordeiro, Dzaria dhe Gomis, ndërsa tashmë po punohet me shpejtësi për të plotësuar ekipin.
Top Channel