Ronela Hajati surprizon sërish, pritet lançimi i një projekti tjetër

07/06/2019 17:33

Kohët e fundit këngëtarja shqiptare Ronela Hajati duket se po i kushton një vëmendje të madhe muzikës.

Vetëm 6 ditë më parë Ronela lançoi në treg dy hitet e saj më të reja në bashkëpunim me Don Phenom. Këngët e titulluara “Dilema” dhe “Çohu” duket se për Ronelën kanë pasur realisht sukses sepse kanë arritur të shikohen nga mijëra views ne Youtube, por me anë të një postimi në instastory Ronela “paralajmëron” fansat e saj se një tjetër hit është rrugës.

“A sick new song getting ready guys”, shkruan Ronela në videon e postuar, duke na bërë kështu me dije se padiskutim edhe ky projekt do të jetë hit ashtu si dy të tjerët të lançuar vetëm disa ditë më parë.

Ajo që Ronela lë pa zbuluar është nëse ka vendosur të bashkëpunojë me ndonjë këngëtar tjetër apo do të vijë e vetme në treg. Një gjë e tillë pritet të zbulohet në ditët në vijim.

Top Channel