Marc Almert, somelieri më i mirë që nuk e donte verën

07/06/2019 12:31

Vetëm 10 vite para se të kurorëzohej someljeri më i mirë në botë, pasi fitoi në një konkurs rigoroz ndërkombëtar përballë dhjetëra njohësish elitarë të verës, Marc Almert mendonte se kjo e fundit “ishte e shpifur”.

“Të dy prindërit përpiqeshin të më motivonin të shijoja verën në shtëpi, por unë refuzoja, pasi mendoja se ishte e shpifur, nuk kishte shije të mirë. Unë nuk pija asgjë, as në festa. Njerëzit pinin birrë apo pije të tjera alkoolike, e unë mendoja se ato nuk ishin aspak të mira”, thotë ai.

Në mars, 27-vjeçari fitoi titullin që akordohet nga Shoqata ndërkombëtare e Somelierëve, pas një kompeticioni disa raundësh ku marrin pjesë kandidatë që testojnë njohuritë, shijen dhe shërbimin e të gjitha pijeve, që normalisht shërbehen në një restorant.

Konkursi mbahet çdo 3 vite dhe e bëri Almertin, nga Këlni i Gjermanisë, fituesin e 16 në historinë e tij pesëdekadëshe.

Top Channel