Pas publikimit të disa fotove nga ish-kryeministri Sali Berisha mbi shpërndarjen e tezave të provimit të maturës të gjuhës angleze ka ardhur edhe reagimi i Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë. Sipas MASR ky është vetëm një keqinformim i Partisë Demokratike.
Ish-kryeministri i Shqipërsië, Sali Berisha ka publikuar disa foto në profilin e tij në facebook ku sipas tij drejtorët e shkollave kanë shpërndarë provimin e maturës të gjuhës angleze. Ngjarja sipas Berishës ka ndodhur në Kukës.
“Narkodrejtoret e shkollave shperndajne tezen e provimit! Lexoni mesazhin dhe shikoni fotot e nxenesit dixhital! Sb. Pershendetje Dok Berisha! Sot eshte provimi i pare i matures ne Kukes gjuha angleze, dhe drejtoresha e gjynazit Havzi Nela Vjollca Gashi antare e kryesise se PS vegel e Safet Gicit dhe drejtorit te drejtorise arsimore Skender Ahmeti, po shperndajne tezen e provimit ne shkembim te votave,per femijet e nenes parti!”. Shkruan Berisha.
Pas këtij postimi ka reagur edhe Ministria e Arsimit, Sporteve dhe Rinisë. Sipas ministrisë këto jakuza janë keqinformime nga ana e Partisë Demokratike, duke e përfshirë edhe këtë proces plotësisht teknik në betejën e ulët politike të opozitës. Gjithashtu MASR do vazhdojë të përmirësojë testin dhe administrimin e procesit deri në digjitalizimin e plotë të tij.
“Periudha e maturës shtetërore përballet çdo vit me lajme të rreme për keqadministrim të testit nga ana e MASR. Këto dezinformime dalin kryesisht nga anëtarë të PD duke e përshirë edhe këtë proces plotësisht teknik, por të rëndësishëm për nxënësit, në betejën e ulët politike të opozitës.
Kjo nuk është aspak një gjë e re! Sa më rigoroz është testi dhe administrimi nga ana e MASR, aq edhe më të shpeshta janë dezinformimet e tyre, të cilat i dënojmë fuqishëm!
MASR nënvizon se do të vazhdojë të përmirësojë testin dhe administrimin e procesit deri në digjitalizimin e plotë të tij. Ky vit ka ardhur me risi sepse një pjesë e testeve do të vlerësohen për herë të parë elektronikisht duke shmangur gabimet njerëzore që mund të jenë bërë në vitet e kaluara, ndërkohë që janë shtuar edhe penalitetet për ata që do të mundohen të kopjojnë.
Njëkohësisht, falënderojmë edhe Policinë e Shtetit për ndihmën e saj në ruajtjen dhe shpërndarjen e testeve dje dhe sot.
Suksese të gjithë maturantëve në vijim për provimet e rradhës”! Shkruan Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë në deklaratë.
Top Channel