Gjylameti: Opozita jo vetëm frikë nga humbja në zgjedhje, por edhe nga drejtësia

06/06/2019 17:02

E ftuar në studion e “Top Talk”, për situatën aktuale politike, deputetja e Partisë Socialiste, Blerina Gjylameti, e lidh mospjesëmarrjen e opozitës në zgjedhje me frikën tyre për t’i humbur ato, por edhe nga frika e një drejtësie të pavarur.

Sipas saj në 2017-ën, Partisë Demokratike iu dhanë të gjitha instrumentet e nevojshme për një proces zgjedhor sa më të drejtë, por edhe pse në përfundim të procesit zgjedhor nuk pati asnjë kontestim zyrtar në asnjë institucion, pas dy vitesh vihet me pretendimin për manipulim të rezultati.

Për deputeten Gjylameti arsyeja e vërtetë që PD dhe LSI nuk marrin pjesë në zgjedhje është frika për t’i humbur ato, dhe drejtësia e pavarur.

“Frika më e madh e tyre është humbja në zgjedhje, por edhe frika e një sistemi gjyqësor të pavarur qoftë nga politika, aferat korruptive, por edhe nga segmente të caktuara”, u shpreh ajo.

Top Channel