Do të ndërtohet pishina e parë në botë, me një pamje 360 gradë, 220 metra në ajër, në rrokaqiellin e një ndërtesë në Londër.

Ndërtimi i kësaj pishine do të konsistojë në mure transparente, dhe një sipërfaqe me pamje nga qyteti, në krye të ndërtesës prej 55 katesh.

Pishina me emrin “Londra në pafundësi”, është dizenjuar nga “Compass Pools” dhe do të ndërtohet sipër një hoteli luksoz, në qendër të qytetit.

Nuk do të ketë vetëm një pamje fantastike të qytetit, por do të jetë gjithashtu një xham transparent me përbërje akriliku, tej për tej pishinës, e cila do të mundësojë pamjen e tokës poshtë.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel