Modelja e finales së Champions-it, 3,5 milionë euro publicitet dhe gjobë prej…

05/06/2019 16:53

Finalja e Champions League pati një protagoniste të papritur, por që pati shumë ndikim.

Po flasim për Kinsey Wolanski, modelja ruse që ndërpreu për disa çaste ndeshjen kur u fut në fushë me kostum banjoje që promovonte kanalin pornografik të të dashurit Vitaly Zdorovetskiy, “Vitaly Uncensored”.

Edhe pse “pasarela” e modeles u transmetua shumë pak nga regjia, u bë virale në internet dhe ka pasur disa pasoja ekonomike. E reja duhet të paguajë 5000 euro gjobë nga UEFA për faktin që hyri në fushë. Kësaj i shtohen 10 000 euro për publicitet jo të përshtatshëm në një event sportiv.

Por, këto shuma duken qesharake në fakt kur mësohet se publiciteti që ajo ka bërë, sipas llogarive të Apex Marketing Group, kap shifrën e 3,5 milionë eurove. Pra, një fitim kolosal.

Top Channel